10.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Janar, 2025

Muzetë e Prizrenit destinacion i vizitorëve

Katër muzetë e Prizrenit janë destinacion i vizitorëve të shumtë të qytetit në çdo stinë. Listës së muzeve në qytetin historik për nga vizitat i prin Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me 70 mijë vizitorë në vit.

Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbetet njëri ndër objektet e trashëgimisë kulturore më i vizituari në Kosovë e rajon, pas kompleksit të Jasharëve në Prekaz, bën të ditur historiani Parim Kosova.

“Mund të thuash se Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është muzeu më i vizituar në Kosovë dhe rajon, përpos kompleksit të Jasharajve. Vitin e kaluar kemi pas mbi 70 mijë vizitor, kështu që mesatarja ka arritur diku 200 vizitor në ditë. Dihet që muzeu të haneve nuk punon, të martave dhe të mërkurave numri është më i vogël, por në fundjavë numri është jashtëzakonisht i madh”, tha Parim Kosova- menaxher i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas lidhjes së Prizrenit, vizitorë nga Kosova dhe jashtë saj, pëlqejnë muzeun arkeologjik. Atraksion për vizitorët është kulla, harta dhe artefaktet e ekspozitës së përkohshme.

“Pasi që ne kemi ardhur këtu, i kemi parë disa pajisje të cilat janë historike ato tashmë janë duke u përmirësuar, unë faktikisht nuk munda të ngjitem lartë, sepse kam pak frikë nga lartësia por sidoqoftë këtu ishte shumë bukur, kemi pare disa harta të Kosovës , disa pajisje të Perandorisë Osmane, të cilat I përkasin si duket ushtarëve, dhe disa pajisje të kuzhinës të cilat me siguri janë përdorur për gatime”, Zejnep Kaya – Vizitore

Muzeu Arkeologjik tashmë është sistemuar, ndërsa turistët e huaj e kanë të lehtë të orientohen. Vetëm vitin e kaluar në këtë muze u regjistruan 6 mijë vizitorë.

“Muzeu ka bërë disa ndryshime, duke i listuar të gjitha artefaktet, duke i përshkruar, duke rregulluar brendimin e muzeut, ministria e kulturës dhe Qendra Rajonale ka investuar në ekspozitën e përkohshme, në ekspozita të tjera, si dhe rregullimet në ambiente të tjera që munden me u shfrytëzu”, tha Vesel Hoxha- Përgjegjës i Muzeut Arkeologjik.

Ndërkaq vizitorë të tjerë të cilët janë për herë të parë në qytetin historik, mendojnë ta eksplorojnë vetë Prizrenin, duke u munduar të gjejnë atë që i tërheq më shumë.

“Unë tani po shikoja dhe kontrolloja, sepse dua të vizitoj disa vende dhe po bisedoja edhe me miqtë e mi, ku do shkojmë tani, përveç ambientit këtu, që drekuam aty diku tek një restorant, ndërsa po kërkoj një vend ku të shkoj të argëtohem që të lëviz”, tha Elisa Kocaqi- Shqipëri.

“Qytet antik qenka, shumë i vjetër, ka edhe model, i plotë, pastaj shumë njerëz paska, kjo që në anën tonë atje në Strugë nuk e shef”,tha – Sulejman Mahmuti – Strug

Në një hapësirë të vogël në Prizren mund të vizitosh të paktën katër muze, si Muzeu i Lidhjes,Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Kalasë së qytetit dhe muzeu Etnologjik./rtk/

Më Shumë

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Babai i të ndjerit V.C., Behar Cengu nga Kukësi ka thënë se ishte njoftuar nga një shok se djali i tij ishte në spitalin...

Prizreni përballet me Trepçën

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të, duke e bërë garën për pozitat kryesore gjithnjë e më interesante. Në takimin e...

Lajmet e Fundit