17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

65 vite më parë mbyllte sytë Kamy’, që përjetoi pavdekësinë kur ishte ende gjallë

Më 4 janar 1960, Alber Kamy’ (Albert Camus) u nda nga jeta, në moshën 46-vjeçare, në një aksident tragjik automobilistik pranë fshatit francez, Villeblevin.

Ai po udhëtonte me redaktorin e tij, Michel Gallimard, i cili gjithashtu nuk i përballoi dëmtimet.

Fillimisht, Kamyja kishte planifikuar të kthehej në Paris me tren, por vendosi të pranonte udhëtimin me Gallimard.

Në makinë u gjet një kopje e papërfunduar e dorëshkrimit të romanit të tij ”The First Man”, i cili do të botohej pas vdekjes.

Kamy’ u bë, ende gjallë, një nga intelektualët e mëdhenj të angazhuar në mbrojtjen e jetës njerëzore dhe luftimin e të gjitha formave të totalitarizmit.

Ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi (1957) kur ishte vetëm 44 vjeç.

Vepra e tij më e njohur botërisht është ”I huaji” (”The Stranger”).

65 vjet pas vdekjes së tij, puna e tij e larmishme vazhdon të fitojë rëndësi përballë sfidave bashkëkohore.

Trashëgimia e tij jeton në prodhimtarinë artistike, teatër, letërsi, filozofi dhe në mendjet e shqetësuara që vazhdimisht kërkojnë të vënë në dyshim natyrën e realitetit shoqëror dhe ekzistencial.

”Por njerëzit vdesin, pavarësisht vullnetit të tyre, pavarësisht maskimit të tyre”, shkruan Kamy’.

”Atyre u thonë ‘kur të jeni shëruar…’, por ata vdesin. Unë nuk e dua këtë. Po, nëse ka ditë kur natyra gënjen, ka të tjera kur ajo thotë të vërtetën”, shton ai.

”Për mua, përballë kësaj bote, nuk dua të gënjej apo të gënjehem. Dua ta çoj kthjelltësinë time deri në fund dhe ta përballoj fundin tim me gjithë bollëkun e xhelozisë dhe tmerrit tim”, shton Kamy’./ atsh/

Më Shumë

Nën efektin e alkoolit sulmon bashkëshorten, arrestohet burri në Rahovec

Një burrë kosovar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit...

Hardh Fest 2025 mbyllet me sukses, Rahoveci kryeqendra e festës së rrushit

Pas tri ditësh e netësh festive, përfundoi me sukses edicioni i radhës i Hardh Fest 2025, festivali tradicional i vjeljes së rrushit, që tashmë...

Lajmet e Fundit