Gjilani ka fituar me përmbysje kundër Ballkanit të dielën në kuadër të Javës së njëzetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Gjilan, Ballkani ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e një me golin e Tolajt, por skuadra vendase fillimisht e ka barazuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e katërt me Jarovic e pastaj i njëjti futbollist e ka shënuar edhe golin e fitores në kohën shtesë.
Pas këtyre rezultateve, Ballkani është i dyti me tridhjetë e gjashtë pikë, ndërsa Gjilani gjendet në vendin e pestë me njëzet e shtatë pikë.