9.3 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit anulon tenderin për përmirësimin e sistemit të faturimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për përmirësimin e sistemit të faturimit dhe të arkëtimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave.

Në njoftimin për anulim, bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas hapjes së tenderëve.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, shkruan në njoftim, teksa më tej sqarohet se në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pasur operator ekonomik të përgjegjshëm.

Lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit muajin e shkuar ka marrë vendim për të hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomi, për shkak se i njëjti nuk ka parashtruar paraprakisht kërkesë për rishqyrtim në Komunën e Prizrenit.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Përmirësimi i sistemit të faturimit dhe inkasimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave” ishte iniciuar në tetor të vitit të shkuar, dhe vlera e parashikuar për këto shërbime sipas atij njoftimi për kontratë ka qenë 300 mijë euro.

Marketing


Më Shumë

Shpallje të pavlefshme nga Kenan Idrizaj

Kenan Idrizaj, shpall të pavlefshme diplomat e mëposhtme: Diplomën e Fakultetit Juridik (Bachelor) – Kolegji "Fama". Diplomën Master, drejtimi: E Drejta Penale – Kolegji "Fama". Diplomën Master,...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit