Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 66 aksidente trafiku prej të cilave 21 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 43 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë, vetëm brenda një dite janë shqiptuar 2536 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 27 persona, ndërkaq 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Marketing