0.6 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Ekipet vijojnë punën në terren për pastrimin e autostradës “Ibrahim Rugova” pas rrëshqitjes së dheut

Ekipet e mirëmbajtjes të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukurës po vijojnë punimet për largimin e dheut të shembur në autostradën “Ibrahim Rugova”,  në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, qarkullimi në njërin drejtim të këtij segmenti të autostradës është mbyllur të mërkurën në mëngjes pas orës 3:00.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës, Qamil Feka për Televizionin e Prizrenit ka deklaruar se punimet për largimin e dheut kanë filluar nga mëngjesi.

Sipas tij, qytetarët nga Prizreni duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative për tu kyçur më pastaj në autostradë në Suharekë.

Ministria e Infrastrukturës, më herët gjatë ditës, ka njoftuar se “me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur”.

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet përkohësisht segmenti mes Prizrenit dhe Suharekës

MI ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë lidhur me pastrimin e dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës. /Telegrafi/

Më Shumë

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12 dhjetor) në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.   Sipas...

Dhëndri që vrau dy vëllezërit e gruas në Malishevë mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

Gjykata Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ia ka vazhduar paraburgimin Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij...

Lajmet e Fundit