26.9 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Kryetari Muharremaj me mesazh prekës për 7 Marsin, kujton mësimdhënësin dëshmor Avdyl Beqiraj

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues duke kujtuar mësimdhënësin dhe dëshmorin Avdyl Beqiraj, si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për dijen dhe atdheun.

Muharremaj ka ndarë dy fotografi të Beqirajt, të cilat, sipas tij, “ndryshojnë epokat dhe e rishkruajnë historinë”.

Ai ka kujtuar rolin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si bashkëluftëtar, i cili së bashku me kolegët e tij në frontin e luftës kishin marrë mbi supe një mision edhe më të madh.

“Shumë të tjerë si ai, ishin bashkë e të pathyeshëm. Ata s’u kufizuan vetëm në klasat e shkollës. E kuptuan se duhej më shumë. U shndërruan në burim guximi dhe sakrifice, që nuk dhanë vetëm mësim, por dhanë gjithçka. Edhe jetën. Për një ideal më të madh”, ka shkruar ai, raporton Telegrafi.

Në mesazhin e tij, kryetari ka theksuar se Avdyl Beqiraj nuk ishte vetëm një mësimdhënës që edukonte nxënësit për atdhedashurinë, por se e ka jetuar atë deri në frymën e fundit.

“Kur erdhi dita që fjala nuk mjaftonte më, ai nuk u tërhoq. Ai e la mësimin në klasë për ta dhënë atë në fushën e betejës”, është shprehur Muharremaj, duke i bërë thirrje të gjithëve që t’ju tregojnë brezave të rinj për mësuesit që sakrifikuan gjithçka për lirinë, dhe që në këtë mënyrë kanë mundësuar festimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit në Kosovën e lirë.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 611 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 15 aksidente me të...

Arrest shtëpiak për zyrtaren Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtares së...

Lajmet e Fundit