23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Golden Eagle Ylli i jep fund serisë pozitive të Sigal Prishtinës

Golden Eagle Ylli shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 59:85 (10:20, 18:18, 14:26, 17:21), në javën e 24-t të ProCredit Superligës.

Për Yllin ishte fitorja e dytë radhazi pas asaj ndaj Trepçës, derisa humbja e parë për prishtinasit pas nëntë fitoreve radhazi.

Mysafirët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme prej 0:12, derisa çerekun e parë e fituan 10:20.

Epërsinë më të lartë e arritën në fillim në periudhës së dytë, 19 pikë, 12:31, megjithatë bardhekaltrit u rikthyen paksa, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28:38.

Por, Ylli vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e tretë, dhe atë të fundit, duke thelluar epërsinë për të fituar në fund bindshëm 59:85.

Rashid Mahalbasic kishte 13 pikë te vendasit, kurse te mysafirët u dalluan Jalen Nesbitt me 18 pikë, 15 kërcime e pesë asistime, Lis Shoshi me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime.

Më Shumë

‘Drini i Bardhë’ fillon me fitore në Ligën e Dytë

Skuadra nga Hasi debuton me tri pikë, pas përmbysjes ndaj Fushë Kosovës Klubi i Futbollit "Drini i Bardhë" nga Hasi e ka nisur mbarë  Ligën...

Shtyhet afati i aplikimit për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se është zgjatur afati i aplikimit për thirrjen publike në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, i cili synon...

Lajmet e Fundit