10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Vëllai ia plagosi djalin, flet Haxhi Avdyli: Ishte vetëm një gërvishtje, nuk ka arsye për masë ligjore

Deputeti i zgjedhur nga Lista e Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka dhënë një përgjigje lidhur me incidentin ku vëllai i tij, Naser Avdyli, ka qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore djalin e tij.

Në një prononcim për Dukagjinin, Avdyli ka minimizuar rastin, duke thënë se nuk mund të quhet as plagosje.

“Është një gërvishtje e vogël me armë sportive ajrore. As plagosje nuk mund ta quajmë,” ka deklaruar ai.

Sa i përket mundësisë së ndonjë mase ligjore ndaj vëllait të tij, Avdyli ka theksuar se nuk ka arsye për një gjë të tillë, duke e cilësuar ngjarjen si një aksident pa pasoja serioze.

“Nuk ka arsye për masë, për shkak se është pushkë sportive ajrore dhe aksident, lëndim-gërvishtje. Njerëzit mund të lëndohen edhe në lojëra”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Prokuroria në Prizren ka konfirmuar më herët për gazetën Sinjali se ka nisur hetimet për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

Rasti dyshohet se ndodhi aksidentalisht, por megjithatë për këtë incident nuk njoftoi Policia, as në raportin 24-orësh e as me ndonjë njoftim të veçantë.

Më Shumë

Krimet ekonomike godasin sërish në Prizren – priten arrestime të reja për manipulim me vota

Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në pranga 109 persona të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, nuk...

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Lajmet e Fundit