Vetëm pak metra poshtë Prevallës, rruga që shkon drejt Brezovicës, ka pasur rrëshqitje të dheut. Udhëtarët që e frekuentojnë më së shumti këtë segment rrugorë thonë se kjo pjesë e rrugës është shumë e rrezikshme, sidomos për ata që nuk e njohin terrenin.

“Kjo rrugë nuk duket, kur bie bora kjo ka qenë e mbushur edhe këto sinjalistikat nuk shihen, kështu që është shumë e rrezikshme, unë për vete e njof rrugën, por për këta që vijnë nga Shqipëria është shumë- shumë e rrezikshme”, tha Arjan Malo, udhëtar.

“Shumë e rrezikshme, është moment dhe kthesë shumë e madhe, është rrezik shumë serioz, tash e një muaj është, nuk ka intervenuar kush, veç këto shenjat i kanë vendos”, tha Behar Fetahu, udhëtar.

Më shumë në këtë rrugë rrezikohen autobusët me turistë, pasi këtu duhet të kalohet me shumë kujdes dhe vetëm në njërën korsi.

“Rrezik shumë rrezik është, për njerëzit nga Shqipëria me autobus dhe me kombi , këtu është shumë rrezik, nuk po shohin asgjë as inspektorati e as komuna”, tha Faredin Hasanagiq, udhëtar.

” Kualiteti i punës është shumë i dobët për atë edhe ka rrëshqitur rruga, kjo është shumë rrezik. I kontaktuar nga RTK, menaxheri i mirëmbajtjes së rrugëve në këtë pjesë të magjistrales Prevallë-Shtërpcë, Skënder Kuka, tha se rruga ka rrëshqitur një javë më par. Sipas tij, deri më tani është vendosur vetëm sinjalistika dhe është bërë kërkesë në ministrinë e infrastrukturës për të intervenuar, gjë që pritet të fillojë javën e ardhshme”, tha Milorad Markoviq, udhëtar./rtk