13 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Prizren: Policia liron hapësirat publike nga parkingjet e parregullta në “Ortakoll”

Policia e Kosovës ka hartuar dhe zbatuar Planin Operativ për identifikimin dhe eliminimin e parkingjeve të parregullta, të cilat e vështirësojnë rrjedhën normale të trafikut.

Sipas njoftimit të policisë, parkingjet e parregullta po rrezikojnë këmbësorët e rastit të cilët duhet të lëvizin lirshëm nëpër trotuare, si dhe po krijojnë pasiguri te pjesëmarrësit tjerë në trafik.

“DRP Prizren, përkatësisht stacioni policor Prizren, ka realizuar Planin Operativ për identifikimin e parkingjeve të parregullta në zonën më të frekuentuar të qytetit të Prizrenit, Lagjen Ortakoll – Prizren, dhe ky plan është realizuar nga data 17.03.2025 deri më datë 23.03.2025”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Si rezultat i këtij plani, janë shqiptuar 345 tiketa trafiku për parkingje të parregullta dhe janë sekuestruar 15 vetura për lirimin e trotuareve.

Policia thekson se ky aksion ka rrjedhur si rezultat i ankesave të qytetarëve të zonës së Lagjes Ortakoll, me ç’rast Policia e Kosovës i falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi.

“Policia e Kosovës i inkurajon qytetarët e saj që të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt edhe në komunikacion, derisa ju bëjmë thirrje kundërvajtësve që të jenë të kujdesshëm në parkimin e veturave në mënyrë që të mos rrezikohen qytetarët, këmbësorët dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thekson PK në njoftim.

Në përfundim, Policia e Kosovës konfirmon se do të vazhdojë me Plane Operative edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim në fusha të ndryshme të sigurisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtrenjtimi i rrymës, sot protestohet për herë të tretë

Grupi i protestuesve “Asnjë cent më shumë” sot do të organizojë protestën e radhës. Kjo do të jetë protesta e tretë që do të organizohet...

Dita e Tokës në Suharekë, kryetari Muharremaj fton qytetarët në aksion pastrimi

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që Ditën e Tokës ta shënojnë me aksione pastrimi në...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit