16.6 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

26 vjet nga masakra mbi familjen Berisha – Akademi përkujtimore për një nga krimet më të rënda ndaj civilëve në Kosovë

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u mbajt një akademi përkujtimore në nderim të 26-vjetorit të masakrës mbi familjen Berisha, një prej krimeve më të rënda të kryera ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo masakër, ku u vranë 49 anëtarë të një familjeje, mbetet një nga tragjeditë më të dhimbshme të historisë sonë.

Gjatë akademisë, u promovua libri “Masakrat serbe në Komunën e Suharekës (1998-1999)”, një punim nga Dr.sc Milazim Elshani dhe Rrahman Rexhaj, i cili dokumenton në detaje krimet e kryera nga forcat serbe në këtë komunë, raporton PrizrenPress.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se martirët dhe dëshmorët janë gurthemeli i pavarësisë së Kosovës, duke përmendur se vetëm në këtë komunë janë vrarë mbi 540 civilë, mes tyre rreth 70 fëmijë.

“Martirët dhe dëshmorët janë gurthemeli i pavarësisë së Kosovës. Nuk është e lehtë të përkujtojmë ata që dhanë më të shtrenjtën. Ne në Suharekë, kemi mbi 540 martirë dhe rreth 70 fëmijë të vrarë”, tha Muharremaj.

Në akademi foli edhe Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili theksoi rëndësinë e kujtimit dhe dëshmimit të këtyre krimeve.

“Jemi këtu jo vetëm për të kujtuar, por edhe për të dëshmuar… Suhareka është një plagë që ende sot kullon, një dhimbje që nuk pushon”, tha Hoti.

Pas akademisë, u zhvilluan homazhe dhe vendosje kurorash me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës. Gjithashtu, u bënë vizita përkujtimore te lokali ku ndodhi masakra mbi familjen Berisha dhe te memoriali i varrezave të familjes Berisha, duke nderuar jetët e pafajshme të humbura./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë ngjitet në Ligën e Dytë, kryetari i Prizrenit uron kampionët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u...

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Kurti me akuza ndaj Prokurorisë Speciale

Në 26-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe politikanit Ukshin Hoti, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka reaguar me një deklaratë të fuqishme, duke akuzuar...

Lajmet e Fundit