Universiteti “Ukshin Hoti” në Gjimnazin “Loyola” prezanton mundësitë dhe bursat për studentët e rinj

 

Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit e gjimnazit janë informuar për programet e studimeve, mundësitë për bursat studimore dhe aktivitetet tjera dedikuar studentëve, raporton Telegrafi.

Takimi, sipas njoftimit, është hapur nga Milot Krasniqi, i cili ka theksuar rëndësinë e edukimit të lartë dhe mundësitë që universiteti ofron për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve. Gjithashtu ka prezantuar programet e ndryshme të studimit, të cilat sipas tij “janë të dizajnuara për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës dhe nevojave të studentëve”.

Ndërkaq Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Serdan Kervan, ka paraqitur mundësitë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rëndësinë e tyre për studentët që kërkojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një shkallë globale. Ajo ka vënë në pah mundësitë e shkëmbimit dhe përfitimin e njohurive nga universitetet partnere, raporton Telegrafi.

Përfaqësueset e Parlamentit Studentor, Bleona Buduri dhe Samire Karavidaj, kanë ndarë përvojat e tyre si studente të këtij universiteti, duke theksuar mundësitë që studentët kanë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme jashtë programit akademik.

Të pranishmit, sipas njoftimit nga Qendra e Karrierës dhe Alumnit, janë njoftuar për mundësitë e ndryshme të bursave, që janë të hapura për studentët e merituar, përfshirë ato bazuar në suksesin akademik. /Telegrafi/

Celsius.

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit