Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për marrëdhënie me publikun, rreshter Vesel Gashi.

“Ata janë ndaluar për veprëm “Prezantim i rremë si person zyrtar”. Personat e ndaluar janë S. R i vitit të lindjes 1990 dhe L. S i vitit të lindjes 1991”, ka thënë Gashi për RTK-në.

Sipas tij, “personat e tjerë pas intervistimit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt”.

Operacioni ka nisur që mbrëmë dhe u finalizua rreth mesditës së sotme.