11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Rikthim dramatik: Grapeland barazon serinë finale – kampioni do të vendoset në Rahovec

Në një super ndeshje, Grapeland ka mundur Kekun 70:74 (17:19, 16:12, 20:17, 17:26), për të barazuar finale të Ligës së Parë të Meshkujve në 1:1, përcjell PrizrenPress.

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, me mysafirët që për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, e parë duke e fituar 17:19, derisa ishin duke fituar deri në fund të pjesës së parë, por një seri e vendasve prej 6:0, bën që vendasit të shkojnë në pushim me rezultat 33:31.

Dramë u zhvillua në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e fundit.

‘Elektricistët’ po fitonin 64:50, por në shtatë minutat e fundit, mysafirët hyjnë në një seri të jashtëzakonshme, duke përmbysur shifrat në 70:74, për të barazuar serinë finale në 1:1.

Te vendasit më i miri ishte Adrian Ibishi me 15 pikë e 11 kërcime, kurse te mysafirët Bardh Rexha kishte 19 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Albin Berisha 18 pikë.

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet të premten në Rahovec, ku skuadra që shënon fitore shpallet kampion dhe hyn në Superligë, derisa finalisti luan në “play-out” me Borën./PrizrenPress.com

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Lajmet e Fundit