11.3 C
Prizren
E shtunë, 12 Prill, 2025

Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, në përvjetorin e rënies së tyre gjatë luftës çlirimtare.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj shkroi se Brigada 133 ‘Adrian Krasniqi’ e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj ishte shtyllë e fortë e luftës për liri.

Ai kujtoi me krenari luftëtarët e rënë më 12 dhe 13 prill 1999, duke përmendur me emër dëshmorët që u përjetësuan në këto ditë: Ismet Bicaj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Izet Shatri, Nezir Mujaj, Bujar Visoqi, Abedin Dervishaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj.

Në këtë përvjetor, Haradinaj nderoi edhe dëshmorin e kombit Ekrem Dili, i cili ra në mbrojtje të territorit dhe popullatës, duke u bërë pjesë e përjetshme e lavdisë kombëtare.

“Po atë prill të vitit 1999, për disa ditë me radhë, mbi fshatin Lubizhdë të Hasit u krye një nga mizoritë më të rënda të luftës. Mbi 40 shqiptarë, shumica të rinj në moshë, u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Ky akt barbar mbetet një plagë e thellë dhe një kujtesë e përhershme për çmimin e lirisë sonë”, shkroi ai.

Haradinaj përfundoi duke theksuar se liria erdhi disa muaj më pas, por sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për të ndërtuar një Kosovë të fortë e të mirëqenë, ashtu siç e kishin ëndërruar ata.

“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, përfundoi ai.

Më Shumë

Noterët e rinj nisin zyrtarisht detyrën në Prizren, Suharekë dhe Mamushë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka mirëpritur në takim Noterët të cilët kanë kaluar fazat përfundimtare procedurale  pranë Ministrisë së Drejtësisë,...

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë” – fjalët e të riut që u gjet i vdekur në malet e Pashtrikut

Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi. Sipas skuadrës së kërkimit dhe...

Lajmet e Fundit