10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Latifi fton qytetarët e Rahovecit të mbështesin Grapelandin në ndeshjen historike për inkuadrim në Superligë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar qytetarët e Rahovecit të mbështesin ekipin e basketbollit Grapeland në ndeshjen e rëndësishme që do të zhvillohet nesër, më 13 prill, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma”.

Ndeshja do të fillojë në orën 19:00 dhe do të jetë përballë Kekut. Kjo ndeshje është një mundësi historike për ekipin e Rahovecit, pasi mund të sigurojë një vend në Superligën e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Kryetari Latifi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit dhe ka ftuar të gjithë sportdashësit të jenë prezentë në këtë ngjarje të madhe për të siguruar një atmosferë pozitive dhe motivuese për lojtarët.

“Unë do të jem aty dhe ju ftoj që së bashku ta mbështesim ekipin tonë drejt fitores historike! Suksese, KB Grapeland!”, tha Latifi.

Ndërkohë, qytetarët e Rahovecit janë të ftuar të mbushin palestrën dhe të tregojnë solidaritetin dhe mbështetjen për ekipin lokal në këtë sfidë vendimtare./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Faturat e tatimit në pronë për 2026 të gatshme për pagesë në Dragash

Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Dragashit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2026 janë përllogaritur dhe tashmë...

Lajmet e Fundit