Sekuestrohet një pushkë automatike dhe 82 fishekë në shtëpinë e një të dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka sekuestruar një pushkë automatike, një karikator dhe 82 fishekë në shtëpinë e të dyshuarit Sh.B., në fshatin Guri i Kuq në Rahovec.

Në njoftimin e policisë, thuhet se Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore pas pranimit të informatës për mbajtje të paautorizuar të armëve nga një i dyshuar.

“Më 15.04.2025, në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH. B., në fshatin Guri i Kuq-Rahovec. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar: Një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator dhe 82 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Lajmet e Fundit