KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi, meqë ka kuptuar se palë të panjohura po u dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emër të Postës së Kosovës.

 

 

Më anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com ,  Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves / Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/  Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, sqarohet në njoftim.

Më tej luten qytetarët të mos klikojnë asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në njoftim.

  

 

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit