13.8 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në Dragash shënoi 56-vjetorin e themelimit

Me homazhe para bustit të Dëshmorit të kombit, Ruzhdi Berisha, dhe me një program të pasur artistik të përgatitur nga nxënësit e saj, Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash shënoi sot 56-vjetorin e themelimit. Në këto aktivitete mori pjesë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovic, kreun e DKA-së, Zeni Krasniqi, dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit.

Gjithashtu, pjesë e shënimit të Ditës së Shkollës së Mesme të Dragashit ishin edhe familjarë të Dëshmorit Ruzhdi Berisha, përfaqësues nga OVL e UÇK-së, përfaqësues të policisë dhe KFOR-it Turk, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe nxënës të shumtë.

Në fjalën e tij, kryetari Xheladini, në emrin e tij dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Dragashit u ka uruar Ditën e Shkollës të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, duke thënë se arsimi vazhdon të mbetet njëra nga fushat me prioritet të qeverisjes komunale, për avancimin e së cilës po punohet vazhdimisht me të gjitha kapacitetet politike dhe buxhetore, për të krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar lart kontributin e dëshmorit Ruzhdi Berisha, ish-profesorit të kësaj shkolle, emrin e të cilit sot e mban me krenari, duke e cilësuar si një intelektual dhe veprimtar të paepur në shërbim të idealeve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Me nga një fjalë përshëndetëse për Ditën e Shkollës, të pranishmëve u drejtuan edhe drejtori i Arsimit, Zeni Krasniqi, drejtori i Gjimnazit, Lulzim Ahmeti, familjari i Dëshmorit Ruzhdi Berisha dhe Koordinatori për Komunitete në Shkollën e Mesme. Aktivitetet për shënimin e kësaj dite përfunduan me një koktej rasti në ambientet e ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash./PrizrenPress.com

Më Shumë

Kontrolle në Prizren, dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa...

‘Drini i Bardhë’ fillon me fitore në Ligën e Dytë

Skuadra nga Hasi debuton me tri pikë, pas përmbysjes ndaj Fushë Kosovës Klubi i Futbollit "Drini i Bardhë" nga Hasi e ka nisur mbarë  Ligën...

Lajmet e Fundit