7.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Komuna dhe QRTK-ja në Prizren me ujdi për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore

Sipas njoftimit të QRTK-së, ky memorandum përfshin një angazhim të dyanshëm për menaxhimin, administrimin dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, si dhe për realizimin e veprimeve restauruese dhe konservuese me respektimin e standardeve profesionale.

“Pjesë e projektit të parë është restaurimi i ndërtesës së Gjahtarëve, në Qendrën Historike të Prizrenit një objekt me vlerë historike dhe kulturore që do filloj së restauruari gjatë viteve 2025-2026”, thuhet në njoftim.

Drejtor i DKRS-së, Adem Morina ka shprehur bindjen se ky memorandum do të shënojë një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit.

“Me mbështetje financiare dhe bashkëpunim të ngushtë, do të mundësojmë restaurimin e pasurive tona kulturore dhe promovimin e vlerave që na lidhin me të kaluarën”, është shprehur ai, thuhet në njoftimin e QRTK-së.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, Samir Hoxha ka pohuar se kjo është një mundësi e mirë për të kontribuar për zhvillimin lokal.

“Përmes këtij bashkëpunimi, ne do të sigurojmë që ndërtesat dhe objektet e trashëgimisë kulturore të ruajnë vlerën e tyre historike dhe të jenë pjesë e identitetit të qytetit. Ky projekt është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Prizrenit”, ka deklaruar Hoxha.

Memorandumi, , sipas njoftimit të QRTK-së, synon krijimin e kushteve të favorshme për menaxhimin dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren, duke përfshirë ndërhyrjet restauruese në ndërtesa të cilat kanë vlera për historinë dhe kulturën e qytetit. /Telegrafi/

Më Shumë

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Punimet në rrugën “Xhemë Gostivari” të Prizrenit drejt përfundimit, pritet asfaltimi i plotë

Punimet për rregullimin e rrugës “Xhemë Gostivari” po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Prizrenit. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit