11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

United Basketboll në Superligë

United Basketboll pasi triumfoi ndaj Vëllaznimit në dy finalet e zhvilluar, u shpall kampione e Ligës së Parë Femrat dhe tashmë është zyrtarisht në Superligën Femrat për edicionin e ardhshëm, përcjell PrizrenPress.

Me dy fitore të fuqishme kundër rivalit të fortë, Vëllaznimi, United arritu të shpallet kampione. Finalet ishin përplot adrenalinë, emocione e spektakël, një pasqyrë perfekte e pasionit që këto vajza kanë për lojën.

Medaljet dhe trofeu i Kupës u ndan nga anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Ideal Bakija, i cili ishte i pranishëm për ta nderuar këtë moment të veçantë.

Tia Tuhina nga United u shpall MVP pas një performance të shkëlqyeshme që tregoi në parket. Çmimin për më të mirën e ndeshjes e ndau po ashtu Ideal Bakija./PrizrenPress.com

Më Shumë

Llapi fiton ndaj Ballkanit

Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit