Bashkimi, një fitore larg finales

Gjysmëfinalja e dytë e “Play-off”-it të ProCredit Superligës në basketboll vazhdon me përballjen e zjarrtë mes Pejës dhe Bashkimit. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, skuadra prizrenase është në avantazh 2:1 në seri dhe ndodhet vetëm një fitore larg finales së madhe, raporton PrizrenPress.

Portokallezinjtë e Bashkimit e nisën serinë fuqishëm, duke fituar ndeshjen e parë me rezultat bindës 81:61. Pas humbjes në ndeshjen e dytë në Pejë (84:79), ata reaguan me karakter në takimin e tretë, duke triumfuar pas vazhdimeve me shifrat 84:78.

Sot (e enjte) në ora 19:00, zhvillohet ndeshja e katërt në Pejë. Bashkimi kërkon të mbyllë serinë dhe të sigurojë biletën për finalen, ndërsa pejanët do të luftojnë për të barazuar në 2:2 dhe për ta çuar gjithçka në ndeshjen e pestë vendimtare.

Fituesi i kësaj serie do të përballet me Trepçën në finale, skuadër që tashmë ka eliminuar Sigal Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 3:1 në gjysmëfinale./PrizrenPress.com

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit