Finalja e basketbollit në Prizren: Ekrani gjigand zhvendoset në Shatërvan

Përballja e shumëpritur mes Bashkimit dhe Trepçës do të transmetohet drejtpërdrejt në ekran gjigand, por tashmë me një ndryshim, vendndodhja e ekranit është zhvendosur në Shatërvan të Prizrenit, raporton PrizrenPress.

Bashkimi njoftoi të shtunën se për shkak të rrethanave organizative, ekrani që fillimisht ishte planifikuar të vendosej në oborrin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, do të vendoset në Shatërvan. Transmetimi live i ndeshjes së parë finale do të nisë të dielën në ora 19:00.

“Ejani ta përjetojmë emocionin e finales së bashku në zemër të qytetit dhe të përkrahim me zemër Portokall e Zi! Bashkë për Prizrenin!” – thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Në këtë seri finale, që zhvillohet sipas sistemit “best-of-seven”, Bashkimi hyn si kampion i sezonit të rregullt dhe synon titullin e dytë në histori, ndërsa Trepça kërkon ta mbrojë kurorën e kampionit, pas pesë titujve të mëparshëm./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit