8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët, njërës i kanoset Evropa e tjetra rrezikon barazhin

Malisheva dhe Dukagjini kanë barazuar 1:1 në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës.

Mërgim Pefqeli kaloi dukagjinasit në avantazh në minutën e 59-të të takimit kur konkretizoi penaltinë e cila mysafirëve iu dha pas rishikimit nga VAR-i.

Barazimi nga Malisheva erdhi vonë kur Drilon Hazrollaj realizoi një supergol pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Me këtë barazim Malisheva shkon në 48 pikë në vendin e tretë, por Ferizaj mund ta barazojë me pikë pasi ka tri më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Dukagjini ngritet në vendin e gjashtë me 41 pikë por me vetëm një më pak larg vendit që e shpie në barazh./Klan Kosova/

j.

 

Më Shumë

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit