-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë më 8 maj.

“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërt dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët,” shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai përkujtoi gjithashtu sakrificën e banorëve të fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik, të cilët më 8 maj të vitit 1999, u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot.

Në përvjetorin e kësaj date, Haradinaj përkujtoi edhe Betejën e Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998, një ndër betejat që ndryshoi rrjedhën e luftës çlirimtare duke i ndërprerë armikut një ndër arteriet kryesore të furnizimit.

“Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Njëkohësisht, në ditën e tyre kujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë,” u shpreh Haradinaj.

“Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, dhe kujtimi për ta do të mbetet i gjallë brez pas brezi. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!”, përfundoi Haradinaj.

Më Shumë

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për...

Shaqir Totaj betohet për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj ka bërë sot betimin zyrtar për fillimin e mandatit të tij të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia u zhvillua në...

Lajmet e Fundit