Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur të martën në mëngjes në mes një kamioni dhe dy automjeteve në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Duhël.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka pohuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, teksa ky segment ka qenë i mbyllur përkohësisht për qarkullim.

“Rreth orës 09:20 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat edhe janë marrë me hetimet për shkaktarët e aksidentit.

“Rruga tani është liruar për qarkullim”, ka bërë të ditur Hoxha. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit