11.7 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Prizreni nderon Komandant Petritin, hapet “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, është hapur të martën me një solemnitet të mbajtur në kompleksin muzeor të Lidhjes së Prizrenit.

Pjesëmarrësit në këtë organizim kanë nderuar jetën dhe veprën e heroit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se kohërat e vështira prodhojnë liderë, ashtu siç ka qenë edhe rasti me Komandant Petritin. Ai ka sugjeruar se duhet çmuar vlerat e luftës dhe të historisë.

“Jam i sigurt se me aktivitet tona e përkujtojmë pjesën më të lavdishme të historisë së re të kombit shqiptar”, ka thënë Totaj.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka shprehur qëndrimin se kjo ngjarje shënon kujtimin, lavdinë e përjetësimin e veprës së Komandant Petritit.

“Detyrë e përgjegjësi e secilit nga ne është që çdo ditë përmes dijes, punës së ndershme përkushtimit qytetar ta nderojmë dhe lartësojmë UÇK-në dhe ta mbajmë gjallë kujtimin për heronjtë tanë”, ka thënë ajo.

Mirënjohje për organizimin e kësaj jave ka shprehur kryetari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha si dhe vëllai i Komandant Petritit, Hamit Ademaj.

Gjatë kësaj jave, në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit, nxënësit e shkollave të Prizrenit testojnë dijen në lëndë të ndryshme si dhe zhvillojnë gara sportive e kulturore. /Telegrafi/

Më Shumë

Inspektorati i Malishevës: Për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara gjobat nisin nga 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se gjatë muajit prill është duke u zhvilluar aksioni i përgjithshëm për pastrimin...

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Lajmet e Fundit