13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësira publike.

Sipas njoftimit, pas publikimit të kësaj thirrjeje janë pranuar një numër i konsiderueshëm raportimesh nga qytetarët, të cilët kanë denoncuar raste të hedhjes së mbeturinave në vende të papërshtatshme.

“Pas publikimit të njoftimit janë pranuar një numër i konsiderueshëm informacionesh nga qytetarët, të cilët kanë raportuar raste të hedhjes së mbeturinave në vende të papërshtatshme”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektoratit, raporton PrizrenPress.

Sipas të njëjtit burim, raportimet janë shoqëruar edhe me dëshmi konkrete, përfshirë fotografi të personave që kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se ndaj çdo personi për të cilin ekzistojnë dëshmi për shkelje të vendimeve të Kuvendit Komunal po shqiptohen masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria e Inspektoratit vlerëson se bashkëpunimi i qytetarëve po ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e gjendjes së pastërtisë në komunë, ndërsa Komuna e Malishevës ka falënderuar qytetarët për kontributin e tyre.

“Komuna e Malishevës falënderon të gjithë qytetarët që po japin kontributin e tyre për ruajtjen e një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt për të gjithë”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit