Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra që kalon në gjysmëfinale, raporton PrizrenPress.

Pas dy ndeshjeve të para të serisë që sollën baraspeshë, gjithçka vendoset në këtë duel final. Të dyja ekipet hyjnë në parket me objektiv të qartë, sigurimin e kualifikimit në fazën tjetër të garës.

Takimi zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, nga ora 19:30, në një atmosferë që pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocione deri në fund./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit