13.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, përmes Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë, kolonelit Lumni Graishta, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike në komunë.

Marrëveshja parasheh shpërndarjen e gjobave të trafikut rrugor në adresat e qytetarëve përmes Postës së Kosovës, si një formë më efikase dhe e strukturuar e komunikimit zyrtar lidhur me shkeljet në komunikacion.

Ky shërbim synon të rrisë efikasitetin në zbatimin e masave ndëshkuese, të përmirësojë transparencën institucionale dhe të ndikojë në ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar për respektimin e rregullave të trafikut.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Rahovecit për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Marketing

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Qeveria Komunale e Dragashit formon komisione për strehimoren e qenve dhe donacionin për bletarët

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë...

Rasti i fajdesë në Rahovec: Viktima mori afro 7 mijë €, e veç kamatë u detyrua t’i paguajë 14 mijë

Një burrë është arrestuar mesditën e djeshme në Rahovec, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë. Sipas informacioneve të Klankosova.tv, ai është prangosur...

Lajmet e Fundit