22-vjeçari nga Prizreni, i dënuar me 9 muaj burg për “kanosje”, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka ekzekutuar një urdhër arresti ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar me burg efektiv për veprën penale “kanosje”, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, njësiti për realizimin e urdhëresave pranë Stacionit Policor Prizren-Veri ka arrestuar H.B., 22 vjeç, banor i fshatit Lubizhdë të komunës së Prizrenit. I riu ishte në kërkim, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me nëntë muaj burgim efektiv.

Arrestimi u realizua si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore të ndërmarra nga njësitë policore. Pas lokalizimit dhe kapjes, i dënuari është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

“I arrestuari H.B. (22 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit