25 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Prizren, promovohet libri ‘Vendimmarrja menaxheriale’ i autorit Demir Lima

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” është promovuar libri i prof. asoc. dr. Demir Lima, me titull: “Vendimmarrja menaxheriale”.

Në ceremoninë e përurimit të këtij libri kanë marrë pjesë personalitete të jetës akademike dhe shoqërore. Ky libër trajton në mënyrë profesionale dhe praktike aspektet kyçe të vendimmarrjes menaxheriale dhe synon të kontribuojë në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve dhe menaxherëve të së ardhmes

Me këtë rast, autori i librit “Vendimmarrja menaxheriale”, Demir Lima, ka thënë se ky libër është fryt i përkushtimit dhe punës se tij ndër vite.

“Me ndjenja të thella përmbushjeje, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për botimin e librit tim më të ri. Ky libër është fryt i përkushtimit dhe punës së palodhur ndër vite. Për mua, ai përfaqëson një moment të veçantë në jetën time – jo vetëm si një arritje personale, por edhe si një mundësi për të kontribuar në fushën e dijes dhe arsimit. Ky botim nuk do të ishte bërë realitet pa mbështetjen e familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që kanë besuar në mua pa kushte. Shpresoj që ky libër të nxisë mendimin kritik tek lexuesit dhe, mbi të gjitha, të jetë një ndihmesë për ata që më motivojnë çdo ditë – studentët”, ka thënë Lima.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Grupi legjendar Destiny’s Child ribashkohet pas shtatë vitesh për finalen e turneut të Beyoncét në Las Vegas

Grupi legjendar Destiny’s Child u ribashkua për herë të parë pas shtatë vitesh për finalen e madhe të turneut “Cowboy Carter” të Beyoncé në...

Shkrimtarja Ledia Xhoga në garë për Booker Prize 2025 – bëhet autorja e dytë shqiptare pas Ismail Kadaresë

Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është bërë pjesë e listës së gjatë të pretendentëve për Çmimin e madh të letërsisë, Booker Prize 2025 me romanin...

Lajmet e Fundit