Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që të arrijnë një marrëveshje paqeje, ndërsa në mesazhin e tij ka përmendur edhe rastin e Kosovës dhe Serbisë si shembull të suksesit të tij në diplomaci.
Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë kishte ndalur një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij ishte “gati të shpërthente në luftë”.
Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen e tij për të ulur tensionet midis Egjiptit dhe Etiopisë për çështjen e digës në lumin Nil.
Në fund të postimit të tij, Trump tha se po zhvillohen shumë telefonata dhe takime për të arritur paqe mes Izraelit dhe Iranit.
“Do të kemi paqe së shpejti midis Izraelit dhe Iranit. Bëj shumë dhe nuk marr kurrë meritë për asgjë, por është OK, populli e kupton. Bëje Lindjen e Mesme të Madhe Përsëri!”, shkroi Trump.
Këto deklarata të Trump vijnë në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar për të tretën ditë radhazi, me kërcënime të ndërsjella për përdorim të forcës edhe më të madhe.
Marketing