Komuna e Suharekës ka mbajtur sot takimin e rregullt të Koordinimit Lokal për Siguri, ku u prezantuan të dhëna mbi aktivitetet e realizuara dhe masat për rritjen e sigurisë publike gjatë sezonit veror dhe ardhjes së diasporës.
“Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka prezantoi aktivitetet që janë realizuar gjatë dy javëve të fundit në nivel komunal, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ajo potencoi disa nga aktivitetet e realizuara në komunë, dhe angazhimin e drejtorive komunale në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët, sidomos gjatë sezonit të verës dhe ardhjes së diasporës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas raportit të paraqitur nga Stacioni Policor, “gjatë dy javëve të fundit situata e përgjithshme e sigurisë ka qenë e qetë. Gjatë takimit u theksua se janë trajtuar gjithsej 610 lëndë kundërvajtëse dhe janë ekzekutuar 40 urdhëresa të gjykatës”.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se “nga data 15 korrik do të fillojë zbatimi i një plani operativ për shkak të sezonit të diasporës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/