Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në komunën e Malishevës, pas përfundimit të trajnimit të organizuar nga projekti KosED.
Ky trajnim është pjesë e projektit “Institucionalizimi i praktikës reflektuese dhe vendimmarrjes së bazuar në dëshmi: modeli i sigurimit të cilësisë (SC) i udhëhequr nga kolegët si katalizator për transformimin e arsimit në Kosovë”. Projekti synon transformimin rrënjësor të arsimit në të gjitha nivelet dhe përgatitjen e nxënësve në fusha të ndryshme.
Në ceremoni, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi: “Angazhimi juaj, mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave, është një shtesë e rëndësishme e praktikave dhe njohurive profesionale, që do të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e punës me nxënësit dhe në udhëheqjen e shkollave të suksesshme. Ju inkurajoj të vazhdoni punën profesionale, sepse dita-ditës nxënësit tanë po tregojnë suksese në gara mësimore edhe në rajon e Evropë. Mbështetja jonë për ju nuk do të mungojë”.
Robert Bleas, implementuesi i projektit, u shpreh: “Sot, pas një pune të madhe dhe të gjatë me mësimdhënësit dhe udhëheqësit, po kurorëzojmë përpjekjet me ndarjen e certifikatave si dëshmi se njohuritë e fituara do të zbatohen në shkollat përkatëse, duke përfituar nxënësit. Ky projekt do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
Nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim foli zyrtari Enver Mazreku, i cili nënvizoi se këto reforma janë katalizatorë të rëndësishëm për sigurimin e cilësisë, modernizimin e mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për sfidat e shekullit XXI. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një kulture përgjegjësie dhe llogaridhënie në institucionet arsimore.
Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët ka mundësuar zbatimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit. Përfaqësues të institucioneve arsimore theksuan se cilësia në arsim nuk mund të arrihet pa përfshirjen aktive të mësimdhënësve, nxënësve dhe komunitetit.
Përpjekjet për transformim janë të bazuara në qasjen gjithëpërfshirëse dhe në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë. Reformat në arsim pritet të kenë ndikim afatgjatë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, duke u dhënë të rinjve mundësi më të mëdha për arsimim cilësor, punësim dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren