14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Zjarr në tarracën e Administratës Komunale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një tavolinë rreth orës 21:00 në tarracën e objektit të Administratës Komunale në lagjen “Soziu” në Prizren.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë reaguar shpejt dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin para se të shkaktonte dëme të mëdha.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se situata tashmë është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për ndërtesën apo banorët përreth.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen.

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Prizrem ka shprehur  falënderim të veçantë për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë, profesional dhe efikas në rastin e ndodhur në objektin e Administratës Komunale, i cili është kapluar nga zjarri.

“Ky reagim i koordinuar dëshmon përgatitjen dhe përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në mbrojtjen e jetës dhe pronës publike”, thuhet në njoftim të Komunës së Prizrenit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një...

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Lajmet e Fundit