Klubi Basketbollistik Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Jeremiah Bailey, i cili do të jetë pjesë e skuadrës portokalli e zi për sezonin 2025/26. Bailey është përforcimi i dytë i huaj që i bashkohet klubit këtë verë, raporton PrizrenPress.
26-vjeçari, me gjatësi prej 201 centimetrash, vjen nga Sporting Clube de Portugal, ku sezonin e fundit ka qenë titullar dhe ka qenë pjesë e garës evropiane FIBA Europe Cup. Në kampionatin portugez ai ka regjistruar mesatarisht 13.1 pikë dhe 6.7 kërcime për ndeshje.
Karriera e Bailey përfshin edhe përvojë në elitën e basketbollit britanik, ku ka luajtur për Caledonia Gladiators në BBL, duke fituar trofeun BBL Trophy dhe duke u përfshirë në All-British BBL Second Team në vitin 2023. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit Ovarense Gavex në Portugali.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
“Bailey sjell intensitet, përvojë dhe një energji të madhe në parket, dhe është gati të japë kontributin e tij maksimal në fanellën portokalli e zezë. Mirë se vjen në Prizren, Jeremiah!” thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren