29.9 C
Prizren
E hënë, 14 Korrik, 2025

Prizreni prezanton mbrojtësin me përvojë, Ermal Bojaxhiu, nga Bundesliga U19

FC Prizreni ka bërë zyrtar përforcimin e radhës në repartin defensiv, duke prezantuar Ermal Bojaxhiun, mbrojtësin e djathtë me përvojë në Bundesligën gjermane U19.

I rritur dhe formuar në një prej sistemeve më të zhvilluara të futbollit për të rinj në Evropë, Bojaxhiu ka qenë pjesë e FC Augsburg U19 dhe më pas Wacker Burghausen U19, raporton PrizrenPress. Ky rrugëtim në Gjermani i ka dhënë atij një profil të qartë si mbrojtës modern, i fortë në duelet një kundër një, i saktë në vendosje dhe i gatshëm të kontribuojë në të dyja fazat e lojës.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Me shpejtësinë, disiplinën taktike dhe vendosmërinë që e karakterizon, besojmë se Ermal Bojaxhiu do të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bojaxhiu vjen te FC Prizreni në një moment kur skuadra po përgatitet për sfida të reja në edicionin e ardhshëm, dhe prurje të tilla tregojnë synimet serioze të klubit për të rritur nivelin konkurrues./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës

Partia Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës në Suharekë me Dardan Berishën. Deputeti i PDK-së, Enver hoxha, tha se Berisha është lider me vizion,...

Nezir Çoçaj i bashkohet Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt

Nezir Çoçaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri nga aktivistët e hershëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vendosur t’i japë...

Lajmet e Fundit