25 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

DokuFest-i është një motor i zhvillimit kulturor dhe ekonomik në vend, sipas Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përshëndeti hapjen zyrtare të edicionit të 24-t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, duke e cilësuar atë si një motor të rëndësishëm të zhvillimit kulturor, ekonomik e lokal në vend.

“Rrëzë kodrës ku ngrihet Kalaja e Prizrenit, pranë rrjedhës së lumit Lumbardh, në shoqërinë e qindra dashamirëve të kinemasë, u hap zyrtarisht edicioni i 24-t i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest”, u shpreh Kurti, raporton PrizrenPress.

Ai vlerësoi programin e pasur artistik, kulturor e edukativ të festivalit, i cili sjell mbi 100 filma nga rreth 50 vende të botës, në shtatë kategori garuese, që do të shfaqen në tetë kinema të qytetit gjatë nëntë ditëve me radhë.

“DokuFest-i është një motor i rëndësishëm i zhvillimit kulturor, ekonomik e lokal në vend, dhe ka dëshmuar qëndrueshmëri ekonomike, shoqërore e artistike. Festivali gjithashtu ka arritur të rrisë ndikimin e tij në zhvillimin e kinematografisë përmes përfshirjes në programe shkollore, duke ndikuar kështu në rritjen e potencialit të filmbërësve të rinj dhe duke ndërlidhur zhvillimin ekonomik e social nëpërmjet kulturës”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi gjithashtu përkrahjen institucionale që festivali ka marrë nga shteti në vitet e fundit.

“Me reformat tona në fushën e kulturës, organizatat e formësuara sikurse DokuFest-i, nga viti 2022 gëzojnë përkrahje thelbësore institucionale. Për një ngjarje kulturore kaq të rëndësishme për vendin, mbështetja institucionale shtetërore gjatë katër viteve të fundit ka qenë më e larta ndonjëherë”, theksoi Kurti.

Ai përfundoi me falënderime për organizatorët dhe ftoi qytetarët të vizitojnë festivalin.

“Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij edicioni, dhe ju ftoj të gjithëve ta vizitoni”, tha ai./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

“Është kryer pa autorizimin e Komunës”, thotë Totaj pasi statuja e Skënderbeut u ngjyros

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pas rastit të ngjyrosjes së përkrenares dhe shpatës së shtatores së Skënderbeut në këtë qytet. Ai me anë...

Samir Hoxha: Hamami i Gazi Mehmed Pashës po bëhet urë mes trashëgimisë dhe artit bashkëkohor

Hapësira historike e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren po merr një kuptim të ri përmes përfshirjes në edicionin e pestë të Autostrada...

Lajmet e Fundit