26.5 C
Prizren
E martë, 15 Korrik, 2025

Aktakuzë ndaj një mjeku në Prizren – detyroi pacienten ta kryente lindjen në një spital privat

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, me datë 31 janar të vitit 2022 në Prizren, në kohë të pavërtetuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar – në cilësinë e mjekut pranë repartit të Gjinekologjisë, Obstetrike të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore vetes dhe personit tjetër dhe që t’i shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, vepron në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që refuzon ta pranojë kërkesën e pacientes G.B., ta kryejë lindjen me operim pranë Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Kjo, sipas komunikatës u bë me pretendimin se pranë Repartit të Gjinekologjisë Obstetrike kishte pasur pacientë të infektuar me Covid-19 dhe i rekomandon të njëjtës dhe bashkëshortit të saj, J.B., që lindjen me operim ta kryejnë në njërën prej klinikave private me seli në Prishtinë, në të cilën klinikë i pandehuri edhe është i angazhuar si mjek, pavarësisht se të gjitha kontrollet paraprake mjekësore pacientja në fjalë në vazhdimësi i ka kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, nën kujdesin e të pandehurit si dhe në klinikën private të tij në Prizren, me ç’rast e njëjta detyrohet që lindjen ta kryejë pranë klinikës private në Prishtinë, të cilin operim e kryen vetë i pandehuri, duke i shkaktuar kështu dëm material të dëmtuarve G.B., dhe J.B., në shumën prej 1 mijë e 500 euro.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Vdekja tragjike e foshnjës nga Suhareka, dyshohet se u ngulfat nga lidhësja e djepit derisa po flinte

Një foshnje nëntë muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës vdiq dje në QKUK derisa po trajtohej. Policia tha se fillimisht foshnja ishte dërguar në spitalin...

Drini i Bardhë përforcohet me talentin 19-vjeçar Ermal Kastrati

Klubi Futbollistik Drini i Bardhë ka njoftuar për afrimin më të ri në skuadër: mesfushorin premtues Ermal Kastrati, i cili vjen nga Suhareka U21. "Mesfushori...

Lajmet e Fundit