Këngëtari i njohur kosovar, Refki Reshitaj, është shpallur Këngëtari më i Mirë në edicionin e 34-të të Festivalit Ndërkombëtar “Këngë Jeho”, mbajtur në Strugë.
Në këtë festival prestigjioz, Kosovën e përfaqësoi Shoqëria Kulturore-Artistike “Jehona” nga Suhareka, e cila u prezantua me një repertor të zgjedhur përbërë nga këngë lirike, patriotike dhe të kurbetit, si dhe me dy valle koreografike të interpretuara nga grupi i vajzave të ansamblit.
Krahas Refki Reshitajt, në skenën e Strugës performuan edhe solistët veteranë Merfi Gashi dhe Lumturie Berisha, të cilët u pritën me duartrokitje të gjata nga publiku i shumtë i mbledhur në sheshin e qytetit.
Reshitaj interpretoi këngën “Në Prizren, më të bukurin vend”, duke marrë vlerësime të larta nga juria profesionale dhe publiku.
Në festival morën pjesë ansamble artistike nga vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Paraguajin, duke e kthyer këtë edicion në një ngjarje të vërtetë ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore.
Pas marrjes së çmimit, Reshitaj falënderoi publikisht orkestrën e “Jehonës”, komisionin vlerësues, publikun strugar dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për mbështetjen dhe pritjen e ngrohtë që i ofruan pas suksesit të arritur./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren