Komuna e Gjakovës i është bashkuar për herë të parë si bashkëfinancuese edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare, që po zhvillohet në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Lajmi u bë i ditur nga vetë Universiteti i Prizrenit, përmes një njoftimi, raporton PrizrenPress.
Përfaqësues të Komunës së Gjakovës, përkatësisht kryetari Ardian Gjini dhe drejtoresha e Arsimit, Eranda Baçi, ishin të pranishëm në takimin e mbajtur me Rektorin e Universitetit, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, Koordinatorin e Shkollës Verore, Prof. Rifat Morina, dhe asistentin Milot Krasniqi, anëtar i këshillit organizativ të Shkollës Verore.
“Kjo përkrahje institucionale është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e bashkëpunimit lokal me projekte ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e universitetit.
Tutje theksohet se pjesëmarrësit nga Komuna e Gjakovës, “shprehën përkushtimin institucional për të mbështetur iniciativa arsimore dhe ndërkombëtare që rrisin kapacitetet akademike dhe kulturore të të rinjve në Kosovë”.
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
Universiteti vlerëson se përfshirja e Gjakovës si bashkëfinancuese sjell një dimension të ri në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e Shkollës Verore.
“Mbështetja e Komunës së Gjakovës shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjes ndërmjet universiteteve dhe pushtetit lokal, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi për zhvillimin e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.
Shkolla Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit është një platformë unike që mbledh studentë dhe ligjërues nga vende të ndryshme të botës, duke ofruar një program multidisiplinar akademik dhe kulturor. Edicioni i këtij viti ka sjellë risi në përfshirjen e partnerëve të rinj institucionalë, siç është Komuna e Gjakovës, e cila për herë të parë ofron mbështetje konkrete për zhvillimin e saj./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/