10.8 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Policia kufitare ndalon kontrabandë mallrash në Gorozhub të Prizrenit – të dyshuarit largohen nga vendi i ngjarjes

Një operacion i hershëm i Policisë Kufitare të Kosovës ka zbuluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në territorin e fshatit Gorozhub të Prizrenit, në një zonë të thellë malore pranë kufirit me Shqipërinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 04:00 të mëngjesit të 29 korrikut, zyrtarët e “Task Forcës” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” – Gjakovë kanë lokalizuar një kamion me targa të Republikës së Shqipërisë, raporton PrizrenPress.

“Kamioni kishte të ngarkuar mallra komerciale dhe e kishte shfrytëzuar rrugën ilegale për kontrabandë jashtë pikave të autorizuara kufitare”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në momentin e ndërhyrjes, personat e përfshirë kishin arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Njësitet relevante policore janë marrë me rastin dhe është duke punuar që të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit të cilët për momentin janë në arrati”, thuhet më tej në njoftim.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka autorizuar hapjen e hetimeve për veprën penale “kontrabandë me mallra”./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dita e tretë e fushatës në Mamushë, kandidatët shpalosin vizionet e tyre për komunën

Në ditën e tretë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Mamushës kandidati Abdulhadi Krasniq nga Partia Demokratike...

“Shaqa bie viktim e pazargjinjëve të PDK-së e LDK-së”, Berisha: Do t’i kushtojë me 9 nëntor

Zafir Berisha, ka komentuar qëndrimet e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë emisionit Adresa  Ai e ka cilësuar Totajn si të papjekur politikisht, duke...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit