24.6 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Ndahet nga jeta solisti i parë i Iron Maiden

Skena e muzikës heavy metal është në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të Paul Mario Day, këngëtari i parë i grupit të famshëm britanik Iron Maiden, në moshën 69-vjeçare, shkruan A2 CNN.

Lajmi u konfirmua nga grupi More, me të cilin Day u bashkua pas largimit nga Iron Maiden në fund të viteve ’70. Në një deklaratë emocionuese të publikuar sot në rrjetet sociale, grupi shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e artistit që kontribuoi ndjeshëm në lëvizjen muzikore të njohur si New Wave of British Heavy Metal (NWOBHM).

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të vokalistit të madh të grupit MORE, Paul Mario Day. Ai ishte pjesë e rëndësishme e NWOBHM, që nga ditët e tij me versionin e parë të Iron Maiden, deri te interpretimi fantastik në albumin ‘Warhead’”, thuhet në deklaratë.

Ndahet nga jeta solisti i parë i Iron Maiden

Paul Mario Day ishte një figurë e dashur në muzikën rock britanike dhe la gjurmë të pashlyeshme në skenat e mëdha, përfshirë festivalin legjendar Monsters of Rock në Castle Donington, në vitin 1981, ku performoi së bashku me AC/DC, Whitesnake (me David Coverdale), Iron Maiden, Def Leppard, e shumë artistë të tjerë të mëdhenj.

Humbja e Paul Mario Day lë një boshllëk të madh në zemrat e adhuruesve të Iron Maiden dhe të gjithë dashamirësve të heavy metal-it klasik. Vdekja e tij vjen pak ditë pas ndarjes nga jeta të një tjetër ikone të këtij zhanri Ozzy Osbourne, këngëtarit të grupit madhështor, Black Sabbath.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren Fest 2025 përmbyllet me emocione të forta dhe atmosferë të jashtëzakonshme

Edhe një herë, qyteti i Prizrenit dëshmoi se është vatër e artit dhe kulturës. Edicioni i katërt i Prizren Fest u përmbyll me një...

Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi dyshohet se dhunoi një të mitur. Viktima u dërgua për ekzaminime mjekësore. I dyshuari është në mbajtje. "Është arrestuar i...

Lajmet e Fundit