16 C
Prizren
E premte, 1 Gusht, 2025

Vrasja e tre civilëve gjatë luftës në Prizren, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

Sipas aktakuzës, Pleskoviq gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Pleskoviqit u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri dhe anëtarët: Violeta Namani-Hajra dhe Kujtim Krasniqi.

Sipas gjykatësit Beqiri, dënimi me 15 vjet burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Palët e dëmtuara udhëzohen në konest të rregullt civil.

I akuzuari urdhërohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale- për paushallin gjyqësor 200 euro dhe 100 euro të tjera për taksën e kompensimit për viktimat e krimit.

Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.

Gjykatësi tha se pas administrimi të provave, Gjykata me shumicë votave e shpalli fajtor të akuzuarin Pleskoviq për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile” në bashkëkryerje.

“Nga dëshmitarët është vërtetuar përtej çdo dyshimi se më 1.9.’98 derisa viktimat F.B., B.D., dhe R.D., ishin duke shkuar në mal, kishin dalë persona me uniforma dhe të armatosur, ku edhe ishin vrarë. Ky fakt është vërtetuar nga të gjitha provat nga dëshmitarët të cilët e kanë përshkruar si janë gjet viktimat në atë vend, e për më tepër nga raporti mjekësor i lëshuar në atëkohë ku është konstatu gjendja e viktimave. Për Gjykatën nuk ka pas dyshim se këto tri viktima shqiptarë janë vra më 1.9.’98 e për më tepër edhe ishin masakruar”, tha gjykatësi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99  në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e R., dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup.

Andaj, për këto veprime Pleskoviq ngarkohej për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit për krime lufte në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë këtë të enjte aktgjykimin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Prizren,...

Suhareka përballë zjarreve, kryetari ndihmon në shuarjen e tyre

Edhe rajoni i Suharekës është prekur nga zjarret gjatë dy ditëve të fundjavës që lamë pas. Në emisionin “Fol me Arin”, i pari i këtij...

Lajmet e Fundit