19.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Aulona Muhadri, kapitenja e re e Kombëtares së Kosovës në basketboll

Në kuadër të lansimit të programit të ri “Basketbolli 3.0”, të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës mbrëmjen e së mërkurës, është bërë e ditur se basketbollistja prizrenase Aulona Muhadri ka marrë detyrën e kapitenes së re të Kombëtares së Kosovës.

“U nderova edhe me përgjegjësinë e kapitenes te Kosova”, ka bërë të ditur ajo, raporton PrizrenPress.

Muhadri, një prej lojtareve më të dalluara të skuadrës portokalli të Bashkimit dhe e rritur në basketbollin e qytetit të Prizrenit, shprehu emocionet e saj për këtë përgjegjësi të re.

“Si kapitene e Kosovës, për mua basketbolli nuk ka qenë asnjëherë vetëm lojë – ka qenë gjithmonë pasion, sfidë dhe mënyrë për të treguar përkushtimin, energjinë dhe dashurinë për sportin”, deklaroi ajo.

Duke folur për programin “Basketbolli 3.0”, Muhadri e cilësoi atë si një nisje të re për gjithë basketbollin kosovar.

“Ky projekt është një hap i madh për të gjithë ne – lojtarët, klubet, tifozët dhe komunitetin e basketbollit në Kosovë. Ai na jep mundësi të rritemi, të tregojmë më shumë dhe të përfshijmë të rinjtë dhe vajzat që duan të ndjekin hapat tanë”, tha kapitenja e Bashkimit.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e vizionit të përbashkët që bart ky program.

“Basketbolli 3.0 nuk është vetëm për të luajtur, por për të frymëzuar, për të bashkuar njerëz dhe për të bërë çdo moment në parket të rëndësishëm. Çdo pasim, çdo kërcim dhe çdo fitore tani merr një kuptim më të madh, sepse bëhet pjesë e zhvillimit dhe ngritjes së basketbollit në Kosovë”, deklaroi Muhadri./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar rrushin, fermerët e Rahovecit thonë se zhgënjehen kur vjen puna e vjeljes, për arsye se...

Artistët bëhen bashkë për Gazën, koncert humanitar në Wembly

Një aktivitet i madh humanitar për mbledhje fondesh do të zhvillohet në Wembley të Londrës. Eventi është cilësuar si “një takim artistësh, muzikantësh dhe njerëzish...

Lajmet e Fundit