Rahoveci nis fazën e rikonstruksionit kadastral në Fortesë dhe Ratkoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e projektit të Rindërtimit të Kadastrit, një iniciativë me rëndësi të veçantë për zgjidhjen e çështjeve pronësore të trashëguara ndër dekada, raporton PrizrenPress.

“Në Rahovec ky projekt po zhvillohet në zonat kadastrale Fortesë dhe Ratkoc. Në këto zona po kryhen matjet, po zyrtarizohet gjendja faktike në terren dhe po adresohen trashëgimitë e paformalizuara, me qëllim rikthimin e sigurisë juridike mbi pronën si bazë për zhvillim të qëndrueshëm”, thekson komuna, në lidhje me projektin.

Komuna i fton qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet, të dorëzojnë dokumentacionin dhe të jenë pjesë aktive e këtij procesi. Për ofrim më të lehtë të shërbimeve, operatori ekonomik ka hapur zyra në Fortesë dhe Ratkoc./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit