Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim madhështor me qytetarët në fshatin Gjonaj të Hasit, ku është pritur me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga banorët e zonës, raporton PrizrenPress.
Në këtë tubim, Limaj ishte i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, dhe kandidati për asamblist nga kjo zonë, Nezir Çoçaj.
Në fjalën e tij para qytetarëve, Fatmir Limaj theksoi se takimi në Gjonaj dëshmon përkrahjen e madhe që po merr ekipi i Nismës Socialdemokrate në Prizren, dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim të vërtetë.
“Sot, në një takim madhështor dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme në fshatin Gjonaj të Hasit, së bashku me kandidaten për kryetare të Komunës së Prizrenit, znj. Albulena Balaj-Halimaj, dhe kandidatin për asamblist nga kjo zonë, z. Nezir Qoqaj, u bashkuam me qytetarët që po kërkojnë ndryshim të vërtetë!”, tha Limaj.
Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se kjo zonë ka qenë për një kohë të gjatë e lënë pas dore nga qeverisjet lokale, por se tashmë po krijohet një mundësi reale për ndryshim.
“Mirënjohje për mikpritjen dhe përkrahjen e fuqishme nga banorët e Gjonajt. Ndryshimi po vjen, bashkë me kandidaten për kryetare, znj. Albulena Balaj-Halimaj, kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Nezir Qoqaj, dhe ekipën e tyre të përkushtuar”, shtoi ai.
Limaj theksoi gjithashtu se zona e Hasit ka potencial të madh për zhvillim dhe përfaqësim të denjë, por i duhet mbështetje dhe vizion i qartë për ta arritur këtë.
“Zona e Hasit ka një mundësi reale për të rikthyer zhvillimin përmes përkrahjes së drejtë dhe përfaqësimit të denjë. Me votën për znj. Balaj-Halimaj si kryetare dhe për z. Nezir Qoqaj në Kuvendin Komunal, qytetarët e Hasit mund t’i japin fund neglizhencës që kjo zonë ka përjetuar nga qeverisja aktuale”, theksoi Limaj.
Në fund, ai u shpreh se kandidatët e Nismës Socialdemokrate në Prizren po punojnë çdo ditë për t’u qëndruar afër qytetarëve dhe për të dëgjuar hallet e tyre.
“Albulena dhe Neziri angazhohen çdo ditë me përkushtim për t’i dëgjuar dhe zgjidhur hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve, duke qenë pranë tyre dhe duke u ofruar zë aty ku është e nevojshme”, përfundoi Fatmir Limaj./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/