Sonte promovohen dy libra në Prizren

Librat  “Materiale nga etnokultura e Opojës” i autorit Xhafer Kabashi dhe “Lirika popullore e Opojës” i Dr. Yriet Berisha promovohen sonte në Prizren.

Promovimi organizohet në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemail Berisha”.

Kjo në një ngjarje që synon të nxjerrë në pah vlerat etnokulturore dhe folklorike të trevës së Opojës.

Aktiviteti  organizohet  nga Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Ymer Prizreni”.

Organizatorët ftojnë të gjithë artdashësit që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.

Programi përfshin:
• Kumtesa mbi përmbajtjen dhe vlerësimin e veprave
• Recital poetik
• Pjesë muzikore tradicionale

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit